
Kosova mban stërvitje në Suedi në ditën e ndeshjes
13 tetor 2025
| 13:29
Kombëtarja e Kosovës ka mbajtur stërvitje ditën e sotme në Goteborg të Suedisë.
Franco Foda e ka praktikuar këtë për herë të parë, që futbollistët të stërviten ditën e ndeshjes.
Federata e Futbollit të Kosovës (FFK) ka njoftuar se është stërvitja e lehtë është mbajtur në stadiumin Nya Ullevi ku do të zhvillohet ndeshja.
“Dardanët kanë zhvilluar sot një stërvitje të lehtë në orët e paradites në Göteborg, në prag të përballjes së kundër Suedisë. Atmosfera brenda ekipit është pozitive, me përqendrim maksimal dhe motivim të lartë për të dhënë më të mirën në fushë”, ka njoftuar FFK-ja.
Kosova dhe Suedia luajnë sonte me fillim nga ora 20:45.