Kosova me 3 medalje nga Kupa Evropiane U21 në Shkup

03 gusht 2025 | 16:38

Driton Kuka, trajneri i njohur i xhudos, ka njoftuar se Kosova është kthyer në shtëpi me tre medalje nga Kupa Evropiane U21, që u mbajt në Shkup të Maqedonisë së Veriut.

Ai tha se një ekip goxha i madh i garuesve mori pjesë dje e sot në këtë garë, teksa pati vlerësime për garuesit tanë.

“Shkëlqeu Laurine Gashi kategoria 52 kg duke fituar të artën. Në finale mposhti turken e më herët fitoi 3 lufta deri në finale. Forma e saj ishte premtuese para Kampionateve Ballkanike e Evropiane për grupmoshën U21”, tha Kuka.

Tutje, ai bëri me dije se medalje të bronzta fituan edhe Enise Zijade 57 kg dhe Sidorela Dodaj 52 kg, “të cilat luftuan mirë dhe merituan medaljet e fituara”.

Trajneri tha se afër medaljeve ishin edhe xhudistet tjera, Sara Osmani e Estea Arifaj, të cilat u radhiten të 5-tat në kategori si dhe Erlule Musaj e 7-ta në kategorinë e saj.

Ndërkaq, ai pati lëvdata edhe për trajnerët, Majlinda Kelmendi e Fatos Tabaku, për të cilët tha se si gjithmonë ishin në krye të detyrës.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka bërë të ditur se fillimi…