Kosova mund të përfitojë nga kryesimi i Presidencës së BE-së nga Bullgaria

08 janar 2018 | 12:34

Profesori i Shkencave politike në Universitetit e Sofjes, Anton Pançev, ka theksuar se kryesimi i Presidencës së Bashkimit Evropian (BE) nga ana e Bullgarisë do të jetë një ndihmesë për Ballkanin dhe Kosovën.

“Presidenca bullgare e Këshillit të BE-së përkon me këtë periudhë aktive për politikën e jashtme të Kosovës dhe mund të luajë një rol të rëndësishëm për ecjen e një pjese të këtyre proceseve. Për këtë arsye, Bullgaria dhe Kosova duhet të shtyjnë edhe më shumë marrëdhëniet e tyre, të cilat, edhe pse se janë në nivel të lartë, kanë potencial për thellimin e bashkëpunimit në fusha të ndryshme si politika, ekonomia, kultura etj”, ka deklaruar profesor Pançev për “RTKlive”.

Më tutje, ai ka thënë se marrëdhëniet politike ndërmjet Bullgarisë dhe Kosovës janë në nivel shumë të lartë. “Mbështetja bullgare ndaj Pavarësisë së Kosovës është paraqitur në forma të ndryshme, përfshirë edhe me deklaratën pozitive në favor të Kosovës në Gjykatën Ndërkombëtare të Drejtësisë. Gjatë gjysmës së parë të vitit 2018 në politikën e jashtme të Republikës së Kosovës duhet të përfundojnë ose të vazhdojnë procese të rëndësishme, të cilat kanë ndikim direkt mbi zhvillimin dhe stabilitetin e Kosovës”, ka thënë Pançev.

Fjalët Kyçe:

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Më 19 maj të vitit 2018, aktorja dhe blogerja e…