Kosova në udhëkryq. A do të arrijnë liderët institucionalë dhe politikë t’ia dalin?

01 korrik 12:58

Shkruan: Ramiz Kelmendi

Pamfleti nga Gjykata e Hagës e ndaloi, preu përkohësisht një marrëveshje ndërkombëtare jetike për të ardhmen e shtetit të Kosovës, një marrëveshje e cila do ndodhte mu nga ajo Shtëpi e Bardhë që urdhërojë forcat e NATO-s të bombardonin Serbinë në vitin 1999.

Hapja e paraprocedurës në këtë kohë, hapja e paraprocedurës për kreun e UÇK-së, për kreun e PDK-së, dy personaliteteve të rëndësishme të jetës politike dhe institucionale të shtetndërtimit, hapja e paraprocedurës për presidentin e vendit, janë jashtëzakonisht të dëmshme, nëse bëhen të plotfuqishme, sepse akuzat janë të rënda, të pavërteta, të nxitura nga Dick Marty dhe duhet kohë për tu vërtetuar.

Andaj, si të tilla, këto akuza vendosin njollë të përkohshme edhe tek miqtë ndërkombëtare. Duhet cekur se këto akuza kanë rrjedhë si një lum nëntokësorë, kohë më parë. Këto akuza kanë mobilizuar edhe vetë këta liderë të akuzuar që të iniciojnë dhe mbështesin nismën për formimin e Gjykatës së Hagës dhe të gjitha këto zhvillime mbi tokë janë bërë në vazhdimësi dhe janë mbështetur nga bashkësia ndërkombëtare.

Po e kthejë në vëmendje ish-zëvendëspresidentin amerikan Biden, i cili presidentin Thaçi e quajti Xhorxh Uashingtoni i Kosovës. Kujtojmë këtu edhe të gjitha ato bashkëpunime dhe bashkëveprime me bashkësinë ndërkombëtare nga z. Kadri Veseli si në aspektin politik dhe në format tjera të bashkëpunimit të sigurimeve nga agjencitë inteligjente të huaja, të izoluara dhe të pamundësuara të rrënojnë arritjet politike dhe ekonomike të vendit.

Shtrohet pyetja, çka ndodhi dhe si ndodhi kaq shpejtë ? Kjo duhet të jetë sprovë për të parë spektrin politikë si do veprojë me agjendë shtetërore, a do orientohet agjenda në përpjekje të brendshme apo do të unifikohen dhe t’i tregojnë bashkësisë ndërkombëtare se akuzat janë akuza të institucioneve juridike të formuara dhe mbështetura po nga këta liderë dhe nga shumë të tjerë që mundë të jenë të përfshirë në akuzimet e ardhshme.

Dorëheqja duhet dhe është e papranueshme, sepse për t’i përmbyllur proceset politike të vendit, është e paevitueshme pjesëmarrja e presidentit të vendit dhe mbështetja e liderëve politikë, e në veçanti nga lideri i Vetëvendosjes, si lider nga partia më e madhe dhe e mbështetur nga PDK-ja, LDK-ja, AAK-ja, Nisma dhe AKR-ja, por edhe e qeverisë, meqë përvoja politike e z. Thaçi është e domosdoshme përkundër politikanëve të pabesë serb në krye me Vuçiqin i cili mori mbështetje të madhe nga qytetarët e vet.

Andaj, uniteti dhe mbështetja e spektrit politikë, në vendin tonë, duhet pranuar me urtësi dhe me përulje e dinjitet, por edhe mbështetja e këtyre liderëve po bëhet në emër të besimit, se UÇK-ja dhe udhëheqësit e tyre janë të pastër dhe në emër të besimit se çdo gjë po bëhet dhe po ndodhë për të ardhmen e Kosovës.

Sot më shumë se kurrë na duhet unitet i shprehur, i cili do gjejë mundësi që të shkohet në Shtëpinë e Bardhë pa dëmtuar zgjedhjet presidenciale, e në veçanti të z. Trump.

Pa unitet të qartë të liderëve politik, pa mbështetje qytetare të gjithëmbarshme që do krijojë opinion edhe tek BE-ja, se çështjet juridike dhe ato shtetërore janë të ndara dhe në moment që fuqizohen do respektohen siç ishte edhe në të kaluarën kur z. Haradinaj në dy raste u tërhoq nga pozitat e larta shtetërore, ne e kemi vështirë t’ia dalim. Le ta kujtojmë si lider politik dhe si qytetarë, gjenocidin e hapur mbi Srebrenicën, gjenocidin e Millosheviqit mbi shqiptarët në tërësi, e i cili vdiq dhe nuk u dënua për veprën e gjenocidit, rastësi apo veprim për ta ndarë nga jeta, kjo i mbetet historisë.

Por shqetësuese për globin le të mbetet se edhe sot, pas vdekjes së tij, disa qarqe në Serbi ende i qëndrojnë besnik dhe atë duke heshtur. Andaj, është e imja dhe besoj shumë njerëzisht, të kërkoj nga liderët politikë ta mbështesin luftën e pastër të UÇK-së dhe udhëheqësve të saj, ta mbështesin institucionin e presidentit dhe t’u tregojnë miqve amerikanë dhe evropianë (BE-së) se në bisedimet me Serbinë dhe arritjen e marrëveshjes do vazhdojnë me unitetin tonë, me liderë institucional Thaçi-Hoti dhe ekipet e tyre. Kjo, sepse këta liderë institucionalë gëzojnë mbështetjen dhe kanë aftësinë për të bërë marrëveshje të qëndrueshme dhe të pranueshme. Në të kundërtën, vala pandemike që po zgjatë do ndikojë në stabilitet ekonomik dhe politik, i cili mundë të rezultojë në prolongimin e çështjes sonë në pafundësi, sikurse Palestina.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Qeveria e Kosovës ka miratuar disa masa të reja kundër…