Kosova në Samitin e Berlinit duhet të flasë me një zë

23 prill 2019 | 08:09

Njohësi i integrimeve evropiane, Vigan Qorrolli, ka thënë se presidenti Hashim Thaçi dhe kryeministri Ramush Haradinaj duhet të flasin me një zë në Samitin e Berlinit i cili do të mbahet më 29 prill.

Në këtë intervistë dhënë për gazetën “Epoka e re”, ai ka thënë se kjo do ta forconte pozicionin shtetëror të Kosovës në raport me Serbinë.

Qorrolli ka treguar se Samiti i Berlinit do t’i japë një përgjigje çështjes së shkëmbimit të territoreve dhe do t’i kornizojë në masë të madhe negociatat Kosovë – Serbi.

Sipas tij, Samiti i Berlinit do të japë lajme të mira edhe për çështjen e liberalizimit të vizave për Kosovën.

(Intervistën e plotë mund ta lexoni në numrin e sotëm të gazetës “Epoka e re”)

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Me të marrë lajmin për vdekjen e punëtorit 27-vjeçar, i…