
Kosova në Samitin e Berlinit, Edita Tahiri: Sukses historik i qeverisë tonë në atë kohë
22 tetor 2025
| 12:01
Ish-zëvendëskryeministrja Edita Tahiri ka reaguar lidhur me mbajtjen e Samitit të Procesit të Berlinit që zhvillohet sot në Londër, duke e cilësuar këtë si një sukses historik të qeverisë së atëhershme të Kosovës.
Ajo ka theksuar se Kosova merr pjesë si shtet i barabartë në mesin e gjashtë vendeve të Ballkanit Perëndimor.
Tahiri është shprehur se nisma “Ballkani i Hapur”, të cilën e quajti projekt hegjemonist të Serbisë, është harruar dhe ka dështuar, ashtu si edhe përpjekjet e tjera për dominim nga ana e Serbisë në rajon.