Kosova nuk guxon të zëvendësojë koordinimin me SHBA me eksperimente politike të brendshme

02 tetor 2025 | 22:42

Shkruan: Hisen Berisha

Së fundmi, një raport i publikuar nga New Lines Institute në Uashington ka sjellë në vëmendje marrëdhëniet Kosovë–SHBA, duke sugjeruar një qasje të re ndaj qeverisë aktuale në Prishtinë dhe veçanërisht ndaj kryeministrit Albin Kurti.
Autorët e raportit të porositur theksojnë se Shtetet e Bashkuara duhet ta trajtojnë krijesën politike Vetëvendosjen si partner të barabartë, duke pranuar pozicionet e saj politike.

Por është me rëndësi të sqarohet se raporte të tilla nuk përbëjnë politikë zyrtare amerikane, por analiza të autorëve individualë, identiteti i të cilëve indikon se janë të sponsorizuar nga çarqe globalistësh sorosian.
Këto janë pjesë e debatit akademik dhe mediatik, por nuk përfaqësojnë qëndrimin e Shtëpisë së Bardhë apo Departamentit të Shtetit. Historia e Kosovës ka treguar se politika e jashtme amerikane është ndërtuar mbi konsistencë strategjike, jo mbi perceptime kalimtare apo favore ndaj një partie të caktuar.

Në këtë kuptim, Kosova nuk guxon të zëvendësojë koordinimin e saj me SHBA me eksperimente politike të brendshme.
Marrëdhëniet me Uashingtonin janë shumë më tepër se një raport i radhës: ato janë garancia e pavarësisë sonë, siguria e shtetit dhe ura jonë drejt integrimit euroatlantik. Çdo përpjekje për t’i relativizuar këto lidhje duke i lidhur me përfitime afatshkurtra partiake do të ishte një aventurë e rrezikshme.

Kosova duhet të vazhdojë të forcojë aleancën e saj me SHBA-në, duke u koordinuar ngushtë në çdo hap, nga dialogu me Serbinë e deri te proceset e reformave të brendshme. Çdo shmangie nga ky koordinim është shmangie nga rruga e sigurt e shtetndërtimit tonë.

Historia na ka mësuar se Shtetet e Bashkuara nuk janë thjesht një partner i rëndësishëm, por miku – aleati ynë i përhershëm dhe garantuesi i vetëm i paqes dhe stabilitetit afatgjatë në Kosovë. Ndaj çdo qeveri, sot dhe nesër, duhet ta ketë të qartë: vetëm përmes kësaj miqësie të pathyeshme, Kosova do të mund të mbetet e lirë, e sigurt dhe e integruar në familjen euroatlantike.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kandidati i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK) për kryetar të…