KOSOVA…PARA VDEKJES KLINIKE!
Behxhet Sh. SHALA – BAJGORA
Kush do të besonte…..askush: Dita – ditës Kosova po shkërmoqet si shtet, po tkurret si vend, shpresën për një të ardhme më të mirë e ka mbytur edhe si shprehje thjesht: ka rënë në koma shkaku i njerëzve të këqij që po e “udhëheqin”. Shkaku i antikombëtarëve që vetëm veshjen e kanë kombëtare. Shkaku i papunëtorëve që “punën” e parë të tyre e kanë bërë në mrizin e institucioneve të zaptuara dhe të kapura. Shkaku i hajnave serikë që hajninë e kanë metastazuar në çdo pore të shoqërisë, në emër të luftimit dhe diskreditimit të “regjimit të vjetër”. Shkaku i këtyre që nepotizmin dhe klientelizmin e shndërruan në oksigjen për mbajtje të pushtetit, autokrat deri në fund. E kuptoj që lideri duhet të përkrahet mirëpo jo të glorifikohet, deri në nënshtrim, të padenjë dhe të paskrupullt. Se Albin Kurthi është kryetar i LV-së, nuk kundërshtohet, se ka qenë KM i Kosovës është e vërtetë e pamohueshme. Por se është “baba” i LV-së, bioligjikisht nuk është e mundur, moralisht dhe tradicionalisht është shkarje mendore, skizofreni imagjinare. Se Dejona Mihali është nëna e LV-së, për trushpëlarët e saj, është gjendje normale. Për normalët është gjendje jonormale, deformim i zinxhirit kombëtar dhe politik që nxjerrë të paditur dhe të nënshtruar serial. Si pasojë e ngjizjes antikombëtare dhe antishtetërore të “Albin babës” dhe “majka Dejonës” kemi “atdhetarë” si fatonpeca, haxhiavdyla, nezirkrakovina, dimalarsovska, hekuranmurata, laddymatoshka, xhelalsfeçla, besnikbislima, cendyrmusha, lenkahaxhia e shumë “atdhetarë” të tjerë. Me shumë pak përjashtime këtu bëjnë pjesë pjesa dërrmuese e LV- së. Mos ta harrojë edhe Laddy Makbeth e Zhabarit, zëdhënëse e LV-së.
E bija e grekut që vranë e kthjellë në Kosovë, Dejona Mihali: Për shumë kënd e panjohur, për mua e dyshimtë që nga dita e parë kur e kam takuar në protestat e LV-së. Si ushujzë lëvizte brenda protestuesve duke fotografuar çdo lëvizje apo moslëvizje dhe duke thithur çdo fjalë apo heshtje të protestuesve. Deri kur Albin Kurthi ra në grazhdin e Florim Kelmendit për çdo gjë konsultohej me Bacë Adem Demaçin dhe mua. Kjo spiunja atdhetare greke asnjëherë nuk ka qenë pjesë e takimeve. Ajo është marrë me indoktrinimin e anëtarësisë së LV-së gjë që e bënë edhe sot. Ndaj të paditurve dhe injorantëve është sjell si Miladin Popoviqi ndaj Enver Hoxhës në Shqipëri. Kjo ka vepruar si eminenca gri e një diskursi antikombëtar në rritje brenda LV-së. Në Shqipëri nuk ta njohin as barinjtë e Mallakastrës kurse në Greqi “Nëna” Dejona dhe Albin Baba janë yjet e gjyshit Dendias kurse Dejona është zgjatje kombëtare, politike dhe operative e babait Aleksandros, grekut me gjene dhe bindje. Kjo është atdhetarja e madhe kombëtare që e lufton hajninë! Atdhetarinë greke dhe hajninë e Martin Strujës – diplomatit hajn, ortak i Vuk Hamoviqit që babanë e ka shef të ushtrisë serbe. Albin Baba dhe Majka Dejona, furnizimin me rrymë për Kosovën që është edhe çështje sigurie kombëtare dhe shtetërore e kanë lënë në duar të Vuk Hamoviqit dhe ushtrisë serbe.! Nëse analizoni situatën në Maqedoni të Veriut, Luginë të Preshevës atëherë i vëreni se sa të keqe kanë bërë në këto raporte tentakulat helmuese greke dhe antikombëtare të kësaj andarteje greke, zgjatje biologjike, politike dhe kombëtare e Vanizellos, Zervas dhe Metaksait që bënë gjenocid kundër shqiptarëve çamë në Greqi. Shiheni sot gjendjen në RTK, është rezultat i ndërhyrjes brutale të Laddy Mihalidis, që nga zgjedhja e drejtorit gjeneral Perëndim Gërvallës dhe mercenarëve të paepur Adi Krastës dhe Blerim Haxhija, midis të tjerëve. Pastaj gjendja në KEK, ku zonja në fjalë thërret drejtorin në takim për punësime i cili do të identifikohej me kapelë të kuqe dhe brekë rozë, sikur në rrëfimet e babait të pervservitetit dhe jomoralit, Markiz de Sad. Shiheni gjendjen në diplomaci! Perversitet dhe prostitucion diplomatik. Pastaj, bashkëpunimi me Gjykatën Speciale Raciste në Hagë kundër çlirimtarëve dhe UÇK-së. Kur të hapen letrat do të bindeni se kontribuues më të mëdhenj të kësaj Gjykate janë udbashët nga Serbia dhe udbashët nga Kosova. Të parët e bëjnë për shtetin e tyre Serbinë kurse këta të Kosovës e bëjnë për pushtet, për ta eliminuar konkurrencën politike dhe për ta marrë një infuzion “patriotik” që as nuk e kanë pasur, as nuk e kanë, si biletë për hyrje në histori e që në shqipe i bie të hysh dhëndër me koç… të tjetrit. Dikush duhet të japë përgjigje dhe përgjegjësi si u bë që laddy Mihalidis, nga persona non grata u bë person aq i dashur për Kosovën!!! Nga një rrezikuese e sigurisë kombëtare u shndërrua në garantuese të sigurisë kombëtare. Dikush në AKI-në dhe në pronën e Xhelalit që simbolikisht quhet Ministria për Punë të Brendshme, fort i kanë për – lyer mustaqet. Duhet të japin përgjigje dhe të hetohen Vojsa Osmani, presidente në theqafje, Donika Shvarc dhe Xhelal Sfeqla, mendermethënë ministra se si u pajisë në kohë rekorde andartja greke Dejona Mihalidis me shtetësi dhe dokumente të Kosovës kundër së cilës punon 24 orë. Për ta thjeshtësuar këtë punë, AKI-ja duhet të nxirret nga kurtha e Kurthit dhe Laddy Makbeth nga Zhabari që si sekserë i përdorë Shemsi pasulin dhe Rrugaçin e Parë. Po diçka është fort e sigurt; aty ku vjen era kundër Kosovës dhe shqiptarëve, mbizotërojnë pordhët e Dejonës që dalin nga kanalizimi i sigurimit grek, serb dhe maqedonas! E kjo e pafytyrë pastaj na tregon se kush paska luftuar për Kosovën dhe lirinë!
Zgjedhjet e 28 dhjetorit 2025: Po mbahen në rrethana të një depresioni të madh kombëtar për shkak të përçarjeve të mëdha. Kemi depresion ekonomik. Pasiguri për mbijetesë. Në skenë janë hijenat e moçme dhe të reja që duan, nëse jo krejt tortën, së paku një pjesë të saj. LVV-ja po hynë në hartë me shpresën e mbytur dhe Veriun e “çliruar”. Besoj se shpresa është e mbytur pas një dhunimi 5-vjeçar kurse Veriu ishte çliruar në vitin 1999. Aktualisht Veriu më afër është ndarjes se integrimit. LDK-ja po hynë e konsoliduar në zgjedhje. AAK-ja nuk mbetet nën 7.5 për qind. PDK-ja është në gjendje, nëse nuk e menaxhon situatën, më delikate për shkak të Dadës Ra(mi)zë! PDK-ja e ka uruar Dadën Razë për fitore në Drenas dhe këtu është dashur të vë një pikë të madhe. Pse të takohet me Dadën Razë kur ajo do t’i thyejë kurrizin PDK-së e jo LVV-ja. Nga ky kënd Dada Razë është më e afërt me Kurthin përmes sekseres Lenka Haxhiu, po i pëlqen kurrizi i Kurthit prandaj nuk do ta thyejë! Dadën Razë duhet lënë në rrugëtimin e saj drejt margjinalizimit politik. Me rastin e Drenasit e shpenzoi xhokerin e viktimës, për zgjedhje nacionale nuk i dhezë viktimizimi. Tash nuk është viktimë, është kryetar i Drenasit. Jam i sigurt se asnjë votues i bindur i PDK-së nuk e voton LVV-ja, prandaj ato 80.000 vota që i llogaritë Dada Razë i ngjajnë tregimin me lepurin e zënë ku fatkeqi, duke bërë llogari se sa do të fitojë kur ta stërshesë. Duke luajtur me shifra milunshe, mbetet edhe pa lepur sepse i ikë veshgjati. Për një jam shumë i sigurt: ai që e voton Hashim Thaçin – kurrë nuk e voton Albin Kurthin, ai që e voton Kadri Veselin – kurrë nuk e voton Lenka Haxhiun. Nuk shkon edhe mbesa e Ahmet Haxhisë edhe e nënshtruara e andartes greka Dejona Mihalis. Ahmet Haxhiu ishte shpirti, mendja, zemra, shtylla kurrizore dhe kuptimi i shqiptarisë. Ishte vet shqiptaria. E njoh fort mirë, shumë kam punuar me te! Por duket jo edhe aq sa me drekua me mbesën e saj.



