Kosova përjetë do t’i kujtojë me përulje martirët e masakrës së Lybeniqit

25 maj 2020 | 09:45

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka thënë se Kosova përjetë do t’i kujtojë me përulje martirët e masakrës së Lybeniqit. Haradinaj ka thënë se martirët e Lybeniqit  u shndërruan në gurë themeltarë të lirisë së vendit tonë.

“Ata na obligojnë që të mos ndalemi së kërkuari drejtësi, gjersa urdhërdhënësit dhe ekzekutorët të dënohen për krimet gjenocidale në tërë Kosovën. Po sot, kujtojmë me nderim, rënien heroike të Gjeneral Fadil Nimani, ndër luftëtarët e komandantët më të zot në Zonën Operative të Dukagjinit, që nga ditët e para të luftës çlirimtare. Lavdi e përjetshme”,  ka shkruar Haradinaj në Facebook.

Sot janë mbushur 22 vjet qëkur, më 25 maj 1998, forcat serbe hynë në Lybeniq të Pejës dhe vranë dhe masakruan nëntë banorë të Lybeniqit, më vonë edhe burrat e tjerë të fshatit.

Teksti përkujtimor i Haradinajt, pa ndërhyrje:

Kosova përjetë do t’i kujtojë me përulje martirët e masakrës së Lybeniqit, që u shndërruan në gurë themeltar të lirisë së vendit tonë. Ata na obligojnë që të mos ndalemi së kërkuari drejtësi, gjersa urdhërdhënësit dhe ekzekutorët të dënohen për krimet gjenocidale në tërë Kosovën. Po sot, kujtojmë me nderim, rënien heroike të Gjeneral Fadil Nimani, ndër luftëtarët e komandantët më të zot në Zonën Operative të Dukagjinit, që nga ditët e para të luftës çlirimtare. Lavdi e përjetshme!

 

(B. D.: ‘Epoka e re’)

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Albin Kurti, kur dilte në intervista e fliste për kohën…