Kosova po përgatitet për sfidën ndaj Rumanisë

24 korrik 2025 | 13:18

Përfaqësuesja A e vajzave në volejboll ka nisur fazën përgatitore në qytetin e Skenderajt, ku atmosfera është e mbushur me energji pozitive, motivim dhe përkushtim të lartë.

Vashat “dardane” po stërviten me disiplinë dhe entuziazëm, ndërsa brenda ekipit mbizotëron një frymë e shëndoshë bashkëpunimi dhe besimi i ndërsjellë.

Nën drejtimin e përzgjedhësit Lorik Ilazi dhe me mbështetjen profesionale të asistenteve Ylli Kadriu dhe Vlora Berisha, ekipi është fokusuar maksimalisht në ndërtimin e formës optimale për sfidën e radhës ndaj Rumanisë.

Kjo përballje zhvillohet në kuadër të kualifikimeve për CEV EuroVolley 2026, dhe përbën një moment të rëndësishëm për rrugëtimin ndërkombëtar të volejbollit të Kosovës.

Ndeshja do të zhvillohet më 2 gusht, në palestrën “Bill Clinton” në Ferizaj, me fillim nga ora 20:00. Vashat e Kosovës janë të gatshme të japin më të mirën për të përfaqësuar me dinjitet ngjyrat e Kosovës.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Greqia e ka paralajmëruar Turqinë se mund t’ia bllokojë qasjen…