
Kosova qëndron e palëkundur në përkrahje të ShBA-ve
03 janar 2020
| 14:01
Kryeministri në detyrë, Ramush Haradinaj, ka thënë se Kosova qëndron e palëkundur në përkrahje të ShBA-ve në të drejtën për vetëmbrojtje.
“Veprimet e fundit vetëmbrojtëse ndaj Gjeneral Soleimanit janë mbrojtje, jo vetëm për ShBA-të por për lirinë dhe demokracinë gjithandej. Ne dënojmë ashpër sulmet e Iranit dhe çdo shteti që kërkon të shkatërroj paqen në Irak dhe vendet tjera. Në këto tensione Irani dhe përkrahësit e këtij shteti duhet të ndërmarrin hapat e domosdoshëm që te mos eskalojnë situatën”.
“Kosova qëndron pranë Amerikës dhe do ta shtojë përkrahjen ndaj Koalicionit Global të udhëhequr nga ShBA-të”, ka shkruar Haradinaj.