Kosova reagon pas protestave në Iran

04 janar 2018 | 17:50

Ministria e Punëve të Jashtme e Republikës së Kosovës, është duke i ndjekur me vëmendje të shtuar protestat në Iran dhe në koordinim të vazhdueshëm me partnerët tanë bën thirrje tek autoritetet iraniane për të respektuar të drejtat demokratike dhe njerëzore për të protestuar në mënyrë paqësore.

“Kosova rreshtohet përkrah partnerëve ndërkombëtar në mbështetje të të drejtave themelore të iranianëve, duke përfshirë të drejtën e lirisë së shprehjes. Kosova u bën thirrje të gjitha palëve që të shmangin dhunën”, është thënë në reagimin e Ministrisë së Punëve të Jashtme.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Pas reshjeve të pazakonta të borës në bregun juglindor, një…