Kosova rikthehet në stërvitje me buzëqeshje një ditë pas fitores historike ndaj Sllovenisë

16 nëntor 2025 | 14:57

Dardanët nuk humbin kohë! Vetëm një ditë pas fitores historike ndaj Sllovenisë, që i siguroi Kosovës vendin në play-off për Kupën e Botës 2026, skuadra u rikthye sot në stërvitje me energji pozitive dhe atmosferë fantastike.

Lojtarët u panë të motivuar, të buzëqeshur dhe plot entuziazëm, teksa zhvilluan seancën e radhës nën drejtimin e stafit teknik.

Pavarësisht intensitetit të ndeshjes së mbrëmshme, djemtë e Kosovës shfaqën freski fizike dhe përkushtim për ndeshjen e ardhshme.

Stërvitja u fokusua te rikuperimi, ushtrimet teknike dhe analiza e detajeve taktike, me synimin për të ruajtur ritmin e lartë dhe përgatitjen për përballjen e radhës.

Atmosfera ishte e mbushur me optimizëm, me lojtarët që vazhdojnë të besojnë se rrugëtimi drejt Botërorit është i arritshëm.

Tifozët dhe stafi janë më të bashkuar se kurrë, ndërsa ekipi synon të shkruajë një tjetër faqe të artë në historinë e futbollit kosovar.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kosova arriti kualifikimin historik në play-off pas fitores ndaj Sllovenisë.…