Kosova shpenzoi mbi 10 milionë euro për zgjedhje

04 janar 2018 | 16:06

Mbi 10 milionë euro i ka kushtuar buxhetit të Kosovës organizimi i dy palë zgjedhjeve brenda një viti. Për zgjedhjet e parakohshme parlamentare janë shpenzuar 4 milionë euro.

Këtë e ka bërë me dije për “KosovaPress” zëdhënësi i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ), Valmir Elezi.
Ai ka treguar se kostoja e zgjedhjeve lokale ka qenë më e lartë se ajo e zgjedhjeve parlamentare për shkak të balotazhit.

Megjithatë për të ditur saktë koston e zgjedhjeve lokale duhet të pritet deri në përfundim të raportit.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Zëvendësministrat e Ministrisë së Bujqësisë Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural (MBPZhR),…