Kosova sot zhvillon një tjetër stërvitje, neser niset për Lubjanë

14 nëntor 2025 | 08:40

Kombëtarja e Kosovës sot do të mbajë një seancë stërvitore në orët e paraditës para nisjes për në Lubjanë.

Franco Foda dhe djelmoshat e tij, sot nisen drejt Sllovenisë, ku të shtunën (nesër) zhvillojnë ndeshjen e rëndësisshme për kualifikim në Kupën e Botës 2026.

Në rast të fitores, Kosova shkruan historinë duke siguruar për herë të parë play-offin.

Por, me fitore dhe duke pritur ndonjë rezultat negativ nga Zvicra, “Dardanët” mund të synojnë kualifikimin edhe nga vendi i parë.

Kujtojmë që pas Sllovenisë, Kosova luan ndaj Zvicrës në “Fadil Vokrri” në Prishtinë.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Nga: Simon Ings / The Telegraph Shën Kutberti jetoi në…