Kosova U19 shënon edhe fitoren e dytë në Botëror

11 gusht 2025 | 15:57

Kombëtarja U19 e Kosovës në hendboll ka shënuar edhe fitoren e dytë në Kampionatin Botëror që po mbahet në Egjipt.

Kosova U19, të hënën mposhti Kuvajtin me rezultatin 36:23 në kuadër të fazës së dytë kurse të mërkurën prej orës 11:15 përballet me Portugalinë.

Nëse e mposht edhe Portugalinë, atëherë Kosova do të luajë për plasman prej vendit të 17-të deri në vendin e 20-të, ndërsa nëse pëson do të luajë për renditje prej 21 deri 24.

Triumfi nga Kuvajtit është fitorja e dytë për Kosovën U19 në Botërorin që po mbahet në Egjipt pas asaj që e arriti ditë më parë kundër Marokut në kuadër të fazës së parë.

Në katër ndeshje të luajtura deri më tani, Kosova ka dy fitore dy humbje, pasi ka pësuar nga Zvicra e Hungaria.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Nga Cepee Tabibian Si shumë amerikanë, edhe unë gjithmonë kam…