Kosova U19 shënon fitoren e dytë në Botëror që po mbahet në Egjipt

11 gusht 2025 | 20:11

Kombëtarja U19 e Kosovës në hendboll që drejtohet nga Fatmir Muhaxheri ka shënuar të hënën fitoren e dytë rresht në Kampionatin Botëror që po mbahet në Egjipt.

Në ndeshjen e parë të fazës së dytë grupore, Kosova ka triumfuar bindshëm ndaj Kuvajtit me rezultat 36:23.

Që nga minuta e parë, kosovarët kanë dominuar plotësisht, duke mbajtur një epërsi të pakontestueshme deri në fund.

Portieri Olt Kabashi është shpallur lojtari më i mirë i ndeshjes pas nëntë pritjeve vendimtare, ndërsa Olsi Mulaj ka shkëlqyer me plot trembëdhjetë gola.

Amar Muqolli dhe Suad Pajaziti kanë shtuar nga pesë gola secili, ndërsa Drijon Istrefi e Arbian Thaqi kanë realizuar nga tre.

Ndërsa të martën Kosova do të përballet me Portugalinë.

https://www.facebook.com/share/v/1CPQmJZ9F9/?mibextid=wwXIfr

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kandidati i PDK-së për kryetar të Komunës së Lipjanit, Shukri…