Kosova U20 në BVA Ballkanikun e Beach Volley

10 korrik 2025 | 15:58

Në Schinas të Greqisë ka nisur faza e parë kualifikuese për Kampionatin Evropian U20 në beach volley, e cila zhvillohet në kuadër të Kampionatit Ballkanik, nën organizimin e BVA (Asociacioni Ballkanik i Volejbollit).

Në këtë fazë marrin pjesë 8 ekipe: Greqia dhe Turqia me nga dy ekipe, si dhe Kosova, Bullgaria, Moldova dhe Rumania me nga një ekip. Kosova përfaqësohet nga dyshja e re dhe premtuese Dilon Latifaj dhe Erind Qalaj, nën drejtimin e Fatlum Hajrizit, të cilët të enjeten kanë zhvilluar stërvitjen e parë në ambientet e turneut.

Shorti për grupet do të hidhet sonte, ku do të mësohen edhe kundërshtarët e Kosovës në rrugëtimin drejt kualifikimit për Kampionatin Evropian FVK-ja u dëshiron shumë suksese përfaqësuesve tanë në këtë fazë të rëndësishme garuese!

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Një person ka humbur jetën dhe katër të tjerë janë…