
Kosova vazhdon përgatitjet para ndeshjes me Letoninë
12 gusht 2025
| 11:46
Përfaqësuesja A e Kosovës në volejboll për meshkuj ka vazhduar fazën përgatitore për ndeshjen e fundit të kualifikimeve për CEV EuroVolley 2026.
Djemtë kanë zhvilluar stërvitjen e radhës në palestrën e re të Lipjanit, ndërsa ekipi po qëndron i akomoduar në Holiday Resort, para nisjes drejt Letonisë.
Udhëtimi drejt Rigas do të bëhet më 14 gusht, ndërsa “Dardanët” do ta zhvillojnë ndeshjen e fundit të këtij cikli më 16 gusht, pikërisht në kryeqytetin letonez.
Federata e Volejbollit e Kosovës u uron djemve mbarësi në fazën përgatitore dhe shumë suksese në këtë paraqitje të fundit të kampanjës kualifikuese.