Kosovë lujta, jemi në Play Off. Urime Kosovë!
Agim Ademi, president i FFK-së
Historia vazhdon, jemi në “Play-Off” të kualifikimeve për Kupën e Botës 2026! ⚽️💪
Ky është një sukses i jashtëzakonshëm për Kombëtaren tonë, një objektiv për të cilin pakkush besoi në fillim të këtij cikli, por që djemtë tanë e realizuan me punë, përkushtim dhe besim të palëkundur.
Krenar me futbollistët tanë, me stafin e Kombëtares në krye me strategun Franco Foda dhe me çdo mbështetës dardan, në Kosovë dhe kudo në botë.
Aro Muriç, Amir Shaipi, Visar Bekaj, Faton Maloku, Albian Hajdari, Amir Rrahmani, Lumbardh Dellova, Dion Gallapeni, Mërgim Vojvoda, Kreshnik Hajrizi, Fidan Aliti, Leard Sadriu, Baton Zabërgja, Leon Avdullahu, Ilir Krasniqi, Elvis Rexhbeçaj, Milot Rashica, Florent Muslija, Lindon Emërllahu, Meriton Korenica, Valon Berisha, Edon Zhegrova, Ermal Krasniqi, Veldin Hoxha, Muharrem Jashari, Albion Rrahmani, Vedat Muriqi dhe Fisnik Asllani ju faleminderit për shpirtin, për besimin dhe për energjinë që i jepni Kombëtares së Kosovës.
Mirënjohje për të gjithë ata që ishin pjesë e fanellës dardane qoftë edhe në një grumbullim, por faleminderit pafundësisht trimave tanë që sot e përmbushën misionin tonë, të cilin e kanë ëndrruar gjenerata të tëra që nga koha e sakrificës e deri më sot.
Rrugëtimi ynë drejt ëndrrës së madhe vazhdon, me vlerat, me karakterin dhe me shpirtin luftarak që na identifikon.
Nëntori ka qenë gjithmonë muaj i ngjarjeve historike për popullin tonë dhe sot ne shkruam një tjetër faqe të rëndësishme.
Forca Kosovë! 🇽🇰🔥



