Kosovë – Maqedoni e Veriut pajtohen për avancimin e praktikave në fushën e psikiatrisë forenzike

27 gusht 2025 | 13:23

Institucioni i Psikiatrisë Forenzike të Kosovës (IPFK) ka mirëpritur një delegacion nga Spitali Psikiatrik Forenzik – Shkup, në kuadër të një vizite zyrtare me qëllim të shkëmbimit të përvojave profesionale dhe forcimit të bashkëpunimit ndërinstitucional në fushën e psikiatrisë forenzike.

Delegacioni nga Shkupi, i përbërë nga Isa Avdullai drejtor, si dhe përfaqësues të tjerë nga Spitali Psikiatrik Forenzik, u prit nga stafi drejtues dhe profesional i IPFK-së dhe pati mundësinë të vizitojë nga afër të katër repartet e institucionit.

Gjatë takimit, drejtori i IPFK-së, Shpend Haxhibeqiri, prezantoi punën dhe funksionimin e institucionit, duke vënë theksin tek proceset menaxhuese, arritjet, sfidat dhe standardet e punës në institucion. Ai theksoi rëndësinë e trajtimit profesional dhe etik të pacientëve brenda sistemit të drejtësisë dhe shëndetit mendor.

Delegacioni zhvilloi takime të ndara edhe me shefat e reparteve, ku u prezantuan protokollet e trajtimit dhe menaxhimit të pacientëve me nevoja psikiatrike forenzike.

Po ashtu, kryeinfermieri i IPFK-së, Qemajl Krasniqi, prezantoi organizimin e stafit infermieror dhe ofrimin e kujdesit shëndetësor për pacientët, me theks të veçantë në edukimin e vazhdueshëm profesional në këtë fushë të specializuar.

Kjo vizitë pasqyroi angazhimin e përbashkët të të dy institucioneve për ngritjen e cilësisë së shërbimeve dhe avancimin e mëtejshëm të praktikave në fushë n e psikiatrisë forenzike në nivel rajonal.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Anderlechti është skuadra që pritet ta transferojë sulmuesin e krahut,…