Kosovës i duhet një qeveri që ka parneritet të fuqishëm me ShBA-në
11 dhjetor 2025
| 08:07
Kandidati për deputet nga AAK, Haki Abazi, e sheh të pamundur bashkëpunimin me LV-në për shkak të gjuhes fuese dhe përçarëse që ka Albin Kurti. Në një përgjigje për rtv21 Abazi tha se Kosovës i duhet një Qeveri stabile e cila e forcon partneritetin me aleatët SHBA-në dhe BE-në.
‘’AAK-ja ka qenë e drejpërdrejtë që Kosovës i duhen institucione demokratike, Qeveri stabile dhe një partneritet i fuqishëm me SHBA-të dhe BE-në. Jam i bindur se qytetarët do të jenë në kërkim të një normaliteti dhe kthim tek demokraci. Një Qeveri e përbashkët e partive politike të cilat janë duke kultivuar reformën e brendshme dhe partneritetin mes veti mund të jetë e mundur për të dalur nga rrethi vicioz që është krijuar sidomos viteve të fundit”, tha ai.



