KOSTT-i kompani lidere në sektorin publik për zbatimin e standardeve ndërkombëtare të cilësisë

31 dhjetor 2021 | 15:42

Operatori i Sistemit, Transmisionit dhe Tregut të energjisë elektrike të Kosovës – KOSTT u çertifikua me Standardin ndërkombëtar ISO 27001:2013, gjegjësisht Standardi ndërkombëtar për Menaxhimin e Sigurisë së Informacionit (ISMS).

Përmes këtij çertifikimi globalisht të njohur, KOSTT tregon angazhim serioz në zbatimin e praktikave më të mira ndërkombëtare në sigurinë e informacionit, mbrojtjen e konfidencialitetit, integritetit dhe disponueshmërisë së informacionit konform standardit ISO/IEC 27001:2013.

Me rastin e pranimit të çertifikatës Jusuf Imeri, menaxher i Politikave dhe Cilësisë në KOSTT theksoi “Ne tashmë kemi ndërtuar një sistem të integruar të cilësisë në bazë të së cilës janë të mbështetura proceset. Kjo përbën një vlerë të shtuar për kompaninë duke siguruar kështu ofrimin e shërbimit cilësor në përputhje me standarde të përcaktuara ndërkombëtare të cilat na ndihmojnë në zbatimit efikas të kërkesave ligjore, rregullatore dhe palëve të interesit.”

Standardi për menaxhimin e sigurisë së informacionit ISO 27001:2013 është standardi i katërt ndërkombëtar me të cilin tashmë u çertifikua KOSTT krahas Standardit për menaxhimin e Cilësisë ISO 9001:2015, Standardin e Sigurisë dhe Shëndetit në punë ISO 45001:2018, dhe Standardin e Mbrojtjes së Mjedisit ISO 14001:2015.

Me këtë KOSTT bëhet kompania e parë publike dhe kompania e parë në sektorin e energjisë në Kosovë e çertifikuar me standardin ndërkombëtar ISO/IEC 27001:2013, duke e përmbyllur kështu vitin 2021 me një sukses që dëshmon vazhdimësi të ekselencës së biznesit.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Arbër Ahmeti Në një shkrim të fundit të z. David…