KQZ-ja certifikon kandidatët e PDK-së dhe LDK-së, refuzon ata të Listës Serbe

10 dhjetor 2025 | 16:33

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) ka certifikuar listat e kandidatëve për deputetë të Partisë Demokratike të Kosovës (PDK) dhe të Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), ndërsa ka refuzuar certifikimin e kandidatëve të Listës Serbe.

Anëtari i KQZ-së nga Vetëvendosje, Sami Kurteshi është deklaruar kundër certifikimit të Listës Serbe.

“Unë jam kundër te certifikimit të Listës Serbe bashkë me kandidatët e tij”, ka thënë ai.

“Për tre, kundër dy dhe gjashtë abstenim. Atëherë refuzohet certifikimi i listës së kandidatëve të Listës Serbe”, ka njoftuar kryetari i KQZ-së, Kreshnik Radoniqi.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Tifo-grupi “Shvercerat” e Shkupit kanë dalë në mbështetje të protestës…