
KQZ-ja çregjistroi Lëvizjen për Bashkim
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) ka marrë vendim për çregjistrimin e partisë politike Lëvizja për Bashkim, e cila ka paraqitur në Zyrën për Regjistrim, Certifikim dhe Kontrollin Financiar të Subjekteve Politike (ZRCKFSP) vendimin dhe dokumentacionin mbështetës për pushimin e të gjitha aktiviteteve politike.
Pas këtij vendimi është bërë me dije se ZRCKFSP-ja do ta njoftojë Bankën Qendrore të Kosovës (BQK) për bllokimin dhe deri në mbylljen e llogarisë bankare dhe Administratën Tatimore për fshirjen e numrit fiskal.
Në mbledhjen e KQZ-së, anëtarët e saj janë njoftuar lidhur me ecurinë e zbatimit të planit të aktiviteteve për organizimin e Zgjedhjeve lokale për kryetarë të komunave dhe për kuvende komunale, të cilat do të mbahen më 12 tetor 2025. /Kp