KQZ-ja në orën 18:00 pritet të certifikojë zgjedhjet e 28 dhjetorit
09 shkurt 2026
| 15:50
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) ka njoftuar se në orën 18:00 pritet ta certifikojë rezultatin e zgjedhjeve parlamentare të mbajtur më 28 dhjetor të vitit 2025.
“Ju njoftoj se sot (e hënë, 9 shkurt 2026, ora 18:00) Komisioni Qendror i Zgjedhjeve mban mbledhjen e radhës dhe në rend dite është certifikimi i rezultateve përfundimtare të zgjedhjeve të parakohshme për Kuvendin e Republikës së Kosovës, të cilat janë mbajtur më 28 dhjetor 2025”, ka njoftuar KQZ-ja.



