KQZ-ja nis verifikimin e rezultateve
10 nëntor 2025
| 15:13
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) ka njoftuar se në 18 qendrat komunale të numërimit (QKN), të cilat i takojnë komunave ku është mbajtur raundi i dytë i zgjedhjeve, është duke u zhvilluar verifikimi i rezultateve nga formularët e plotësuar në vendvotime pas numërimit të fletëvotimeve.
Në platformën e KQZ-së për rezultate https://resultslocal2025r2.kqz-ks.org/ ka filluar publikimi i rezultateve pas verifikimit në QKN.
Aktivitetet në QKN po zhvillohen duke ofruar transparencë të plotë dhe në prezencë të vëzhguesve.



