
KQZ-ja sot pritet të miraton rekomandimin e Zyrës për certifikim të kandidatëve
22 janar 2021
| 11:24
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) sot, në ora 14: 00, do të mbajë mbledhje, ku pritet të vendos për certifikimin e partive politike bashkë me listat e kandidatëve.
Zëdhënësi i KQZ-së, Valmir Elezi ka deklaruar për “Epokën e re” se certifikimi e partive politike dhe listave të kandidatëve është në rend të ditës. “Sot në orën 14:00 do të mbahet mbledhja e KQZ-së. Në rend të ditës është edhe shqyrtimi dhe miratimi i rekomandimit të Zyrës për certifikim të subjekteve politike dhe kandidatëve të tyre”, ka deklaruar Elezi.