
KQZ: Janë numëruar votat nga mbi 200 vendvotime në nivel vendi
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka njoftuar se deri tani janë numëruar votat e kandidatëve për asamble dhe janë verifikuar rezultatet nga mbi 200 vendvotime në nivel vendi.
Detaje rreth mbarëvajtjes së këtij procesi ka dhënë zëdhënësi i KQZ’së, Valmir Elezi.
“Deri më tani, janë verifikuar rezultatet nga zgjedhjet për Kryetarë të Komunave, rezultatet e subjekteve politike nga zgjedhjet për Kuvende Komunale si dhe janë numëruar votat për anëtarë të Kuvendeve Komunale nga mbi 200 vendvotime në nivel vendi”, ka deklaruar Elezi.
Ai ka thënë se nuk ka ndonjë problem me funksionimin e platformës së rezlutateve siç u raportua, mirëpo shkaku i internetit të dobët thotë se po ka probleme në transmetimin e pamjeve në ekranet për vëzhguesit.
“Nuk ka ndonjë problem me funksionimin e platformës së rezlutateve të KQZ-së, por, kushtimisht për shkak të internetit të dobët, shpeshherë po ka probleme me transmetimin e pamjeve cilat në televizorët/ekranet për vëzhguesit. Në këto ekrane shfaqen pamjet nga kamera e vendosur në tavolinën e numërimit ku prezantohen fletëvotimet, për tu parë nga të gjithë. Pra, nuk ka rënë sistemi apo platforma e rezultateve, pasi ajo po funksionon pa asnjë problem dhe po mundëson këtë proces në Qendrat Komunale të Numërimit në komunat tjera, ashtu siç ka funksionuar edhe të dielën me transmetimin e rezultateve preliminare dhe statistikave tjera nga votimi”, ka deklaruar Elezi.