Krasniqi, 3 dekada besnik ndaj Fatmir Limajt, dikur si bashkëluftëtar, duke vazhduar tani si bashkëpartiak
Vesel Krasniqi ka një bashkërrugëtim të gjatë me Fatmir Limajn, duke filluar si bashkëluftëtarë nga radhët e UÇK-së dhe duke vazhduar kështu rrugën e tyre politike qysh nga viti 2000 e deri në ditët e sotme.
Krasniqi njihet ndryshe edhe si krahu i djathtë dhe figura më e besueshme e Limajt. Ai çdoherë është në angazhim të pandalshëm krah liderit të tij, Fatmir Limaj.
Vesel Krasniqi është nga Banja e Malishevës, ka përfunduar studimet e larta dhe është diplomuar në fushën e ekonomisë.
Prej vitit 2000 ka filluar karrierën zyrtare në institucionet e Komunës së Malishevës.
Në 2000-2001 si specialist për turizëm në Drejtorinë e Ekonomisë, Buxhetit dhe Financave.
Gjatë viteve 2003-2005 ka qenë kreu i Inspektoratit në të njëjtën drejtori.
Mëtej 2005-2008 si drejtor i Thesarit.
Ndersa 2009-2017 ka qenë drejtor i Drejtorisë së Ekonomisë, Buxhetit dhe Financave në Komunën e Malishevës.
Kurse në 2017-2019 Krasniwi angazhohet në Qeverinë e Kosovës si Zëvendësministër i Ministrisë së Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural.
Ndërsa në vitet 2020-2021 ka qenë Ministër i Tregtisë dhe Industrisë në Qeverinë e Republikës së Kosovës.
Aktualisht, është nënkryetar në Komunëm e Malishevës.
Krasniqi angazhimin e tij politik akoma e vazhdon në Nisma Socialdemokrate, ku edhe garon si kandidat për deputet të Parlamentit dhe mban numrin 14.



