
Krasniqi: Albulena Haxhiu nuk kalon, pikë
Kryetari i PDK-së Memli Krasniqi është shprehur i shqetësuar me insistimin e Vetëvendosjes që Albulena Haxhiu të votohet për kryeparlamentare të Kuvendit.
Ai shprehu madje keqardhje sesi u propozua votimi i fshehtë kur ka vetëm një kandidat.
“Ata shkuan sot edhe bënë shkelje të hapur kushtetuese. Absolutisht e paligjshme dhe jokushtetuese. Po më vjen keq në çfarë pozite po e vendosin Avni Deharin veç po e përdorin. Po më vjen keq se për Albin Kurtin më e rëndësishme është Albulena Haxhiu se Kosova”.
“Është e turpshme, e pahijshme, është fyese për qytetarët që e kanë votuar. Ka kuptim votimi i fshehtë kur janë dy kandidatë, por në këtë situatë jo. Edhe këta janë duke e kuptu që janë ka bohen horë”.
“..Nuk kalon Albulena Haxhiu, e din Kurti – secili deputet, secili votues i Albin Kurtit. Nëse nuk e dijnë ua tregoj: Nuk kalon Albulena Haxhiu, pikë…”.