Krasniqi i drejtohet Kurtit: Mos më dërgo letra, s’ka koalicion mes nesh

16 maj 2025 | 00:27

Kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi, në DebatPlus i ka dërguar mesazh kryetarit të Vetëvendosjes, Albin Kurtit, që mos t’i çojë ftesë, sepse nuk ka mundësi që PDK të bëjë koalicion me partinë e tij.

Krasniqi tha se përgjigjja e shkurtër për një bashkëpunim të tillë është “JO”.

“Jo. Hendeku mes neve dhe Lëvizjes Vetëvendosje është jashtëzakonisht i madh, jo në kuptimin individual, personal, por në kuptim edhe qysh e shohim të kaluarën, e qysh e shohim të tashmen dhe të ardhmen, përveç edhe dallim ideologjik, në kuptim se qysh e shohim vendin, perspektivën e Kosovës, çka mendojmë për sektorin privat, çka mendojmë për qeverisjen, për raportin me ndërkombëtarët dhe nuk shoh asnjë mundësi. Mundësi për një koalicion mes PDK dhe VV nuk e shoh dhe nuk pres as me m’dërgu letër, s’ka nevojë as me m’dërgu letër, besoj të qartë e ka edhe Kurti për dallimet mes neve”, tha Krasniqi në DebatPlus.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Deputetja e LDK-së, Hykmete Bajrami, ka thënë se mbi 148…