Krasniqi komenton ‘taktikën e re’ të takimeve të Kurtit: Gjendje paniku

20 nëntor 2024 | 14:46

Milazim Krasniqi, profesor universitar, ka komentuar takimet e fundit të kryeministrit Albin Kurti, i cili u takua me familjen e Ibrahim Rugovës, këngëtaren Shkurte Fejza e Bashkim Jasharin, komandant i FSK-së.

Krasniqi e ka cilësuar këtë si taktikë të re për t’u future në terrenin e kundërshtarëve.

“Taktika e re e Kurtit me gjasë do të jetë tentativa që të futet në terrenin e kundërshtarëve. Me këtë synim ka shkuar në familjen e Rugovës, në ditëlindjen e Shkurte Fejzes dhe ka takuar Bashkim Jasharin. Përveç si gjendje post-truthi, kjo nguti mund të quhet gjendje paniku”,  ka shkruar Krasniqi në “Facebook”.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Memli Krasniqi, së…