Krasniqi konfirmon pjesëmarrjen në takimin e nesërm me presidenten Osmani

01 korrik 2025 | 11:44

Kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi ka konfirmuar se ka pranuar ftesë për takim për nesër nga ana e presidentes Vjosa Osmani lidhur me situatën politike të krijuar tash e pesë muaj.

Krasniqi tha se do të jetë pjesë e takimit.

“Kam pranu ftesën dhe besoj nesër është takimi dhe unë do të jem aty. Qëndrimi i njëjtë që kemi pasur gjithmonë. Ka dy tre muaj që jemi duke munduar të gjejmë zgjidhje të ofrojmë kompromise për të dalë nga kjo situatë”, tha Krasniqi.

Ai u shpreh se shpreson që e njëjta gjë të ndodh siç nuk ka ndodh deri tash nga ana e LVV.

“Ne kemi pasur kërkesë edhe më herët që presidentja të merr rolin e saj dhe të involvohet. Kemi pasur edhe takimin që ka qenë para disa javësh, e shoh pozitiv në kuadër të angazhimit por nuk di çka të them për mundësinë e rezultatit sepse në fund të fundit bllokada është prodhim I kryeneçësisë së LVV-së”, tha Krasniqi.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Në moshën 94-vjeçare e 8 muaj, Bernie Ecclestone, ish-pronari i…