Krasniqi: Kosova do të mbetet gjithmonë mirënjohëse për rolin vendimtar të NATO-s dhe KFOR-it në lirinë e vendit tonë

03 tetor 2025 | 14:44

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Memli Krasniqi, ka marrë pjesë në ceremoninë e ndërrimit të komandës së KFOR-it, e mbajtur në Prishtinë.

Në këtë ceremoni, gjeneralmajor Ozkan Utulash nga Ushtria e Turqisë është rikthyer në krye të detyrës si komandant i Misionit të NATO-s në Kosovë, duke marrë detyrën nga gjeneralmajor Enrico Barduani i Ushtrisë italiane.

Me këtë rast, kryetari Krasniqi theksoi se Kosova do të mbetet gjithmonë mirënjohëse për rolin vendimtar të NATO-s dhe KFOR-it në garantimin e paqes, sigurisë dhe mbrojtjen e lirisë së vendit.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Barcelona dhe Real Madrid kanë qenë dy klubet kryesore që…