
Krasniqi kundër mbajtjes së zgjedhjeve të jashtëzakonshme nacionale në një datë me ato lokale
04 qershor 2025
| 16:48
Kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi, ka folur pas takimit që pati me përfaqësues të partive të tjera i thirrur nga presidentja Vjosa Osmani.
Para medieve, ai ka kundërshtuar propozimin e Albulena Haxhiut që të ketë një datë për të dyja zgjedhjet, si ato lokale, por edhe nëse mbahet ato të jashtëzakonshme nacionale.
Sipas Krasniqit, kjo do të ishte versioni më i keq i mundur, nëse nuk formohen institucionet e reja.
I pari i PDK-së ka theksuar se edhe ata e bënë propozimin e tyre para Osmani për datën e mbajtjes së zgjedhjeve lokale, dhe shtoi se parapëlqejnë 12 dhe 19 tetorin.