Krasniqi me mesazh të fortë Lladrovcit: Në partinë e Thaçit, Veselit e Krasniqit s’vendos askush kushte

19 shtator 2025 | 20:58

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Memli Krasniqi, ka reaguar ashpër ndaj qëndrimeve të fundit të Ramiz Lladrovcit, shkruan Periskopi.

Në një deklaratë të drejtpërdrejtë dhe të qartë, Krasniqi ka thënë“Në PDK, partinë e Hashim Thaçit, Kadri Veselit e të Jakup Krasniqit, askush nuk mundet me vendos kushte. PDK nuk është pronë e individëve – por është amanet!”

Kjo deklaratë u interpretua si një mesazh i drejtpërdrejtë ndaj Lladrovcit, i cili kohëve të fundit ka pasur deklarata publike që janë konsideruar si presion ndaj lidershipit të partisë lidhur me procesin zgjedhor në degën e Drenasit.

Krasniqi theksoi se PDK mbetet e përkushtuar ndaj parimeve të saj themelore dhe se askush nuk është mbi partinë apo trashëgiminë që ajo përfaqëson.

Postimi i plotë:

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Presidenti amerikan Donald Trump ka thënë se po negocion me…