Krasniqi: Normalizimi i marrëdhënieve do të duhej t’i ngutej Serbisë e jo Kosovës

23 janar 2019 | 21:55

Ish-kryetari i Kuvendit të Kosovës, Jakup Krasniqi, ka thënë së Kosova nuk kas asnjë arsye të vetme që të ngutet në procesin e dialogut me Serbinë.

Ai ka thënë për “Epokën e re” se normalizimi i marrëdhënieve do të duhej t’i ngutej Serbisë e jo Kosovës.

“Çasti më i mirë për një marrëveshje është kur të dyja palët e kanë gatishmërinë për marrëveshje politike për normalizimin e marrëdhënieve ndërshtetërore. Kosova nuk e ka asnjë arsyeje të vetme që të ngutet në këtë proces. Kosova nuk ka çfarë t’i japë Serbisë. Serbia ka shumë faje në raport me Kosovën dhe shqiptarët. Serbia do të duhej ta kërkonte dorën e pajtimit dhe jo e kundërta. Çështja më e ngutshme që e ka Kosova është krijimi i perspektivës për qytetarët e saj. Normalizimi i marrëdhënieve Kosovë – Serbi do të duhej t’i ngutej Serbisë e jo Kosovës”, ka thënë Krasniqi.

Fjalët Kyçe:

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ministri i Arsimit,  Shkencës dhe Teknologjisë (MAShT), Shyqyri Bytyqi, ka…