Krasniqi: PDK-ja sot dorëzon rast të ri në Kushtetuese

03 korrik 2025 | 12:17

Kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi, ka paralajmëruar se ky subjekt politik do të dorëzojë rast të ri në Gjykatën Kushtetuese.

“Pasi kanë ndodhur edhe tri shkelje kushtetuese radhazi, sot PDK-ja do të dorëzojë në Gjykatën Kushtetuese një rast të ri, për të cilin shpresojmë se do të trajtohet me urgjencë, meqenëse i kemi vetëm edhe 23 ditë për konstituimin e Kuvendit. Janë 23 ditë që i kanë mbetur Albin Kurtit që të tërhiqet nga pengmarrja e shtetit dhe ta ndryshojë propozimin e tij dhe të kthehet në normalitetin e rrjedhjes së seancës”, ka theksuar Krasniqi.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Deputeti i LV-së, Hekuran Murati, ka reaguar pas seancës së…