Krasniqi: Për PDK-në prioritet është interesi nacional i vendit

16 gusht 2023 | 13:00

Në selinë e Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Memli Krasniqi, ka pritur në takim shefin e Misionit të OSBE-së në Kosovë, ambasadorin Michael Davenport.

Krasniqi e Davenport diskutuan për zhvillimet politike në Kosovë, me theks të veçantë situatën në pjesën veriore të vendit.

“Për PDK-në, sikur gjithmonë, interesi nacional i vendit dhe e ardhmja e sigurt e qytetarëve tanë janë prioritet. Ambasadorin Davenport e falënderova për vizitën dhe kontributin e tij të çmuar në Kosovë!”, ka shkruar Krasniqi në “Facebook”.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Pas Shqipërisë e Maqedonisë së Veriut, kryeministri i Kosovës, Albin…