
Krasniqi priti në takim ambasadorin e ri të Britanisë
Kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi, ka pritur në takim ambasadorin e ri të Mbretërisë së Bashkuar në Kosovë, Jonathan Hargreaves.
Krasniqi ka bërë me dije se me ambasadorin britanik u pajtuan që thellimi i raporteve miqësore mes dy vendeve, të jetë qëllimi për të cilin do të punojnë dhe angazhohen të dy palët.
“Duke i uruar mision të suksesshëm në Kosovë, ambasadorit Hargreaves i shpreha gatishmërinë time dhe të Partisë Demokratike të Kosovës për bashkëpunim dhe partneritet të mirëfilltë. Ndër të tjera, ambasadorin Hargreaves e falënderova për mbështetjen e vazhdueshme të Mbretërisë së Bashkuar ndaj popullit dhe shtetit tonë. U pajtuam që thellimi i raporteve miqësore mes dy vendeve tona, të jetë qëllimi për të cilin do të punojmë dhe angazhohemi të dy palët”, ka shkruar Krasniqi në “Facebook”.