Krasniqi: Qendrat sportive në veri ishin të sponsorizuara nga krimi dhe Milan Radoiçiq

16 maj 2025 | 16:12

Ministri në detyrë i MAPL-së, Elbert Krasniqi ka thënë se qendra sportive e mbyllur një ditë më parë kanë qenë të sponsorizuara nga krimi, veçanërisht nga kryekrimineli Milan Radoiçiq.

Krasniqi përmes një postimi në rrjetin social në Facebook ka shkruar se i njëjti jo vetëm që është në Listë të Zezë të Thesarit Amerikan, por është edhe autor i sulmit terrorist në Banjskë.

“Qendra e Sporteve në Mitrovicë të veriut ju kthye institucioneve legale të Republikës së Kosovës, përkatësisht Komunës së Mitrovicës së veriut. Nga kontrollet e bëra prej autoriteteve të sigurisë shihet qartazi që këto qendra përveç që më së paku kanë qenë sportive, kanë qenë të sponsorizuar nga krimi dhe veçanërisht bizneset e kryekriminelit Milan Radojçiq. I njëjti jo vetëm që është në Listë të Zezë të Thesarit Amerikan, por është edhe autor i sulmit terrorist në Banjskë”, ka shkruar Radoiciq në Facebook.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Një zëdhënës i agjencisë së mbrojtjes civile të Gazës, e…