
“Krejt Prishtina e din që Urani ka me qenë”, Memli Krasniqi jep detaje edhe për kandidatët tjerë
Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Memli Krasniqi, konfirmoi ekskluzivisht në Pressing në T7 se Uran Ismaili do të jetë kandidat për kryetar të Prishtinës.
Gjithashtu, Krasniqi dha detaje edhe për kandidatët e komunave të tjera.
“Shumica dihen, ka me qenë Agim Aliu për Ferizaj, Shaqir Totaj për Prizren, Ferid Idrizi për Vushtrri…”, u shpreh Krasniqi në Pressing.
“Kemi situata në degë te caktuara ku munden me qenë dy apo më shumë kandidatë”, shtoi ai.
“Krejt Prishtina e dinë që Urani ka me qenë, jo vetëm ne në PDK, por edhe qytetarët që janë duke e kërku. Në kuptimin formal Urani do ta shpallë kandidaturën e tij shpejt, e s’po ja prishim me folë më shumë për atë shpallje”, tha Krasniqi.
“Në Mitrovicë nuk do të jetë Bedri Hamza, besoj që kryesia ja jep besimin Arian Tahirit – nënkryetarit të komunës”, tha Krasniqi për Mitrovicën.