Kremlini: Vrasja e Khameneit do të shkaktonte kaos

20 qershor 2025 | 08:49

Zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov, ka paralajmëruar ashpër kundër çdo përpjekjeje për të vrarë liderin suprem iranian, Ajatollah Ali Khamenei, duke thënë se një veprim i tillë do të “hapte kutinë e Pandorës” dhe do të përshkallëzonte ndjeshëm situatën në rajon, raporton Anadolu, transmeton Sky News, shkruan Gazeta Sinjali.

Në një intervistë për Sky News, Peskov deklaroi se një vrasje e mundshme e Khameneit nga Izraeli me ndihmën e SHBA-së do të provokonte një reagim shumë negativ nga ana e Rusisë. “Ne definitivisht nuk do ta miratonim këtë”, tha ai.

Peskov shtoi se ndryshimi i detyruar i regjimit në Iran është “i paimagjinueshëm dhe i papranueshëm”, duke nënvizuar se çdo tentativë e tillë do të shkaktonte destabilizim ekstremist brenda Iranit dhe do të ndërlikonte më tej krizën rajonale.

“Do të krijonte një cikël tjetër konflikti dhe përfshirja e vendeve të tjera në këtë situatë do të çonte në një përshkallëzim të mëtejshëm të tensioneve”, paralajmëroi ai.

Deklaratat e Peskovit vijnë në vazhdën e përshkallëzimit të konfliktit mes Izraelit dhe Iranit, që nisi më 13 qershor, kur Izraeli ndërmori sulme të gjera ndaj objekteve bërthamore dhe komandës ushtarake iraniane.

Rusia, e cila ruan marrëdhënie të ngushta me Teheranin, ka bërë thirrje për shmangien e veprimeve që mund të ndezin më tej rajonin.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Forcat Mbrojtëse Izraelite (IDF) thonë se kanë kryer dhjetëra sulme…