Krenare Latifi – Kqiku zgjidhet kryesuese e Kuvendit të Komunës së Gjilanit

06 janar 2026 | 16:39

Kuvendi i Komunës së Gjilanit, në seancën e dytë të mbajtur të martën, ka zgjedhur Krenare Latifi-Kqikun (VV) për kryesuese, në këtë përbërje për katër vitet e ardhshme.

Latifi-Kqiku është zgjedhur në raundin e dytë të votimit, me 18 vota për, të cilat kanë qenë të mjaftueshme, duke qenë se Kuvendi i Komunës përbëhet prej 35 anëtarëve.

Me të marrë pozitën, kryesuesja Krenare Latifi – Kqiku, ka thënë se ky besim për të nënkupton obligim për punë të ndershme, teansparente dhe në shërbim të të gjithë qytetarëve të Gjilanit. “Vendimmarrja e Kuvendit duhet gjithmonë të mbështetet në dialog, respekt të ndërsjellë dhe interes publik. Si kryesuese, do të angazhohem që Kuvendi të funksionojë me rregull, korrektësi dhe në barazi për të gjithë anëtarët, pa dallime politike apo dallime të tjera, në shërbim të të gjithë qytetarëve të Gjilanit”, ka thënë Latifi-Kqiku.

Ndërkohë, në një konferencë për media, kryetari i Komunës, Alban Hyseni, ka bërë të ditur se seanca e radhës për miratimin e buxhetit do të mbahet të premten, më 9 janar.

Kjo seancë është udhëhequr nga anëtari më i vjetër, Isa Agushi, është transmetuar drejtpërdrejt në formatin livestream, në faqen zyrtare të Komunës së Gjilanit në “Facebook”.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Qeveria e Kosovës ka mohuar raportimin e gazetës zvicerane “Neue…