Krerët shtetërorë bëjnë nderime te varri i Rugovës dhe Demaçit
17 shkurt 2023
| 10:58
Presidentja Vjosa Osmani, kryeparlamentari Glauk Konjufca e kryeministri Albin Kurti, kanë bërë homazhe te varri i ish-presidentit, Ibrahim Rugova, në ditëlindjen e 15 të pavarësisë së Kosovës.
I pranishëm ishte edhe presidenti i Shqipërisë, Bajram Begaj.
Krerët e shtetit bashkë me presidentin shqiptar, Bajram Begaj, kanë vazhduar homazhet dhe nderimet edhe te varri i veprimtarit, Adem Demaçi.



