
Kreu i shtetit të Antigua dhe Barbudas pritet me ceremoni shtetërore nga presidentja Osmani
01 qershor 2025
| 15:26
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka pritur me ceremoni shtetërore kreun e shtetit të Antigua dhe Barbudas, guvernatorin e përgjithshëm, Sir Rodney Williams.
Me nderimet më të larta shtetërore, e para e vendit i ka uruar mirëseardhje Sir Rodney Williams.
E sipas një njoftimi të Presidencës, është thënë se guvernatori i përgjithshëm do të qëndrojë për vizitë zyrtare në Kosovës si dhe do të jetë pjesëmarrës i Forumit Ndërkombëtar për Gratë, Paqen dhe Sigurinë, i organizuar nën udhëheqjen e Osmanit.