“Kriza ekonomike në kohën e Covid-19”, promovohet libri i profesorëve Civici dhe Angjeli, pasojat dhe rimëkëmbja

07 korrik 2020 | 17:05

“Kriza ekonomike në kohën e koronavirusit” është titulli i librit të sapodalë në treg që mban emrin e dy bashkëautorëve dhe profesorëve të ekonomisë, Anastas Angjeli dhe Adrian Civici. Libri është një analizë e thelluar e pasojave të pandemisë Covid-19 në ekonominë shqiptare, si kriza më e madhe me të cilën po përballet vendi, të mënyrës së manaxhimit të saj si dhe jep mesazhet se cili duhet të jetë fokusi në të ardhmen për rimëkëmbjen e ekonomisë.

“Duhet të vazhdojmë që të fokusohemi në një klimë më miqësore, mbështetëse, financiare buxhetore të sektorit të Shëndetësisë duke përmirësuar në të njëjtën kohë të gjitha rregullat dhe shtimin e mbështetjes për këtë sektor. Është një krizë shumë e madhe që kërkon shumë angazhim masash dhe instrumentash që të përdoren me qëllim qe na ta zbusim atë dhe ta frenojmë dhe të rikthejmë kurbën e ringritjes ekonomike edhe në vendin tonë”, u shpreh Angjeli.

“Në një situatë me kaq shumë pikëpyetje, ne jemi përpjekur që gjatë këtyre tre muajve, pjesa dërrmuese e tyre në karantinë dhe distancim social, mund të përgjigjeshim me analiza pothuajse të përditshme, këtyre pikëpyetjeve dhe shqetësimeve që kishim orientuar kryesisht në fushën ekonomiko-financiare dhe social. Një nga qëllimet kryesore ishte fakti për të sjellë në një formë analize krahasuese, çfarë rekomandojnë insitucioent ndërkombëtare, çfarë paketash po ndjekin vendet e rajonit, apo edhe më gjerë, vendet e zhvillimit dhe të mund të kuptonim nëse po i përgjigjeshim me masa adekaute kësaj krize dhe të përgatitemi për krizat në të ardhmen ”, u shpreh Civici.

Në promovimin e librit ishin të pranishëm edhe Ministrja e Financave Anlia Denaj si dhe Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko, të cilët e vlerësuan si kontribut të çmuar në rrugën për rimëkëmbjen e vendit.

“Kemi një aset i cili duhet studiuar, lexuar dhe debatuar në format tona nga më të ndryshmet. Edhe në Komisionin e Ekonomsië ne kemi një qasje shumë të hapur, ku i diskutojmë këto tema me detaje dhe të thelluara dhe unë propozoj që këtë diskutim ne ta vazhdojmë për një të ardhme sa më të mirë të Shqipërisë. ”

“Sfidat që na presin siç theksohet edhe në këtë libër janë shumë serioze dhe përballimi i tyre kërkon një qasje gjithëpërfshirëse ku të gjithë aktorët publikë, organizatat e sektorit privat ato ndërkombëtare dhe jo qeveritare e akademike duhet bashkëpunim i fortë duke marrë vendimet e duhura, në kohën e duhur dhe në mënyrë sa më të koordinuar”./Scantv

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Eksperti i ekonomisë Safet Gërxhaliu është shprehur se rekomandimi i…