Krizë për artin në Kosovë

26 shkurt 11:38

Vlerësimi i artit luan një rol shumë të rëndësishëm për kulturën e vendit, ngaqë pranimi i artit në përgjithësi tregon për kulturën që e posedon një vend. Kur ka pranim dhe vlerësim të mirëfilltë anashkalohet kriza në art por, megjithatë, studimet e përgjithshme në këtë domen konstatojnë se ekziston një gjendje jo e mirë në fushën e artit.

Sa i përket krizës në art dhe arritjeve të reja në këtë fushë, piktorja nga Mali i Zi, Zake Prelvukaj, e cila me pikturat e saj ka depërtuar edhe jashtë vendit, ka thënë për “KosovaPress” se jo vetëm në shtetin e Kosovës, por edhe në shtetet e tjera është krizë për art, plus kësaj ajo ka edhe një kërkesë, që institucionet të përqendrohen më tepër tek të rinjtë, duke konsideruar se ata janë faktorë të rëndësishëm për zhvillimin dhe prezantimin e shtetit tonë.

E pyetur se a vlerësohet arti në bazë të shitjes së pikturave, ajo ka theksuar se kjo mund të konstatohet në bazë të blerësit, duke konsideruar se blerja e pikturave nga një koleksionues nga vendet e jashtme, konsiston në atë se kjo është një arritje kur ka interes nga jashtë Kosova.
Piktorja Zake Prelvukaj ka paralajmëruar risjelljen e një pikture nga Pikasso, të cilën vite më parë e kishin sjellë në Galerinë e Arteve.

Edhe piktori Ali Alimusaj, i njohur për bagazhin e tij me mbi 30 mijë vepra arti, për 50 vjet që merret me art, ka një preokupim për artin sepse, sipas tij, të bësh art në Kosovë është problem shumë i madh, pasi pasohet nga vlerësimet subjektive, që janë larg mendimit kritik e të saktë. Sipas tij, tregu në Kosovë paraqet një problem të madh për piktorin, ngaqë tregu po ndikon në përshtatjen e piktorëve të rinj, e jo në ruajtjen e veçorive të mirëfillta të artit që ata e kultivojnë.

Alimusaj ka theksuar se artin në përgjithësi e mbajnë të izoluar. Zake Prelvukaj dhe Ali Alimusaj janë piktorë që kanë një bagazh të pasur me vepra të ndryshme. Ata kontribuojnë edhe në arsim duke e gëzuar statusin profesor në Fakultetin e Arteve. Pritet të vazhdojnë me hapjen e ekspozitave të tjera të reja, për ta promovuar punën e tyre të vazhdueshme në art.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Selatin Novosella “MENDIME TË ZGJEDHURA PËR ADEM DEMAÇIN” (13) 274.…