Kroacia prezanton ligjin e legalizimit të marijuanës

12 shkurt 16:35

Kroacia pritet të bëhet vendi i parë në Evropë që legalizon plotësisht marijuanën. Deputetja Mirela Holy e SDP-së do të propozojë legjislacionin sipas të cilit çdo qytetar në moshë të rritur lejohet të rrisë deri në nëntë bimë marijuana me përbërje të lartë të ingredientit aktiv THC, për përdorim personal.

Ajo ka deklaruar se asnjë nuk ka vdekur nga një mbidozë e cannabis natyral.

Holy, një nga figurat e lëvizjes “Lex Cannabis” ka treguar se debati për ligjin e ri do të nisë brenda një jave.

“Ne i ftojmë palët e interesuara të marrin pjesë në debatin publik”, thuhet në ligjin që parashikon legalizimin e plotë të kerpit dhe përfitimin e plotë ekonomik nga kultivimi i kanabis dhe përdorimi si për qëllime mjekësore dhe zbavitjeje.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Zëvendëskryeministri i parë i Republikës së Kosovës, Avdullah Hoti, ka…